Lajmet e fundit

Prizreni publikoi listat e përfituesve për falje borxhesh

Zyra e përhershme e tatimit në pronë, e cila funksionon në kuadër të Drejtorisë së Ekonomisë në Prizren, ka publikuar listën e personave fizikë dhe juridikë, të cilët mund të përfitojnë nga falja e borxheve publike për tatimin në pronë për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, bazuar në Ligjin e faljes së borxheve publike.

Javë më parë qeveria lokale e Prizrenit ka marrë vendim që të angazhojë së paku 7 punëtorë shtesë në sektorin e tatimit në pronë me qëllim të zbatimit të Ligjit për faljen e borxheve.

Nga falja e borxheve publike për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, sipas Ligjit përkatës përfitojnë të gjithë personat të cilët kanë obligime të pashlyera ndaj institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike, me kusht që më parë të kryejnë pagesën e plotë të obligimeve për periudhën nga 1 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014.

Leave a Reply

Your email address will not be published.