Lajmet e fundit
AAK: Bukoviku dhe Capari i bashkohet fitores së Kadriut

AAK: Bukoviku dhe Capari i bashkohet fitores së Kadriut

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës–Dega në Gjilan, ka vazhduar tubimet e saj me nëndegë, në kuadër të fushatës për zgjedhjet Lokale 2013.

Kryetari i AAK-së dhe njëherësh kandidat për kryetar të komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga bartësi i listës Selami Xhemaili kanë qëndruar në fshatin Bukovik.

“Përparësia jonë është që ne po funksionojmë mirë duke gëzuar unitet të brendshëm dhe stabilitet, në veçanti sa i përket listës zgjedhore. Ne si Aleancë ofrojmë profile të ndryshme të kandidatëve, prandaj them se ndryshimi po vjen me punë dhe me fitoren e Rexhep Kadriut dhe Aleancës më 3 nëntor”, ka thënë Xhemaili.

Para të pranishmëve ka folur edhe koordinatori i asaj ane dhe njëherësh kandidat për këshilltar komunal Fadil Ramadani, i cili ka thënë se beson në punën e Rexhep Kadriut.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Bukovikut dhe Caparit, që t’ia besojnë votën numrit 62 dhe tu mundësohet që të vazhdojnë me punë dhe me projekte.

Ndërkaq, kryetari Kadriu, ka folur për angazhimin e tij më shumë se 6 mujor dhe për projektet e realizuara deri më tani.

“Ne kemi vullnet të punojmë me qytetarë, kemi vullnet t’i dëgjojmë hallet e tyre dhe të gjejmë zgjidhje. Qytetarët sot nuk kërkojnë vetëm rrugë të asfaltuara, rregullim të kanalizimeve, por kërkojnë që të zgjidhen edhe probleme më të mëdha jetësore, si çështja e banimit, punësimit, çështje këto të cilat do t’i zgjidhë Aleanca. Prandaj, unë premtoj se bashkë me të gjithë strukturën e Aleancës, siç kemi punuar deri më sot, do të vazhdojmë të punojmë edhe në të ardhmen”, ka thënë Kadriu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.