Lajmet e fundit

Isa Mustafa: Po fillon europianizimi i Kosovës

Kryeministri Mustafa së bashku me Ministrin e Integrimeve Europiane të Kosovës Bekim Çollaku dhe Zëvendëskryeministrin, Hashim Thaçi në një konferencë për media, ka folur për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, që u nënshkrua dje në Strasbourg
Sipas Mustafës, dita e nënshkrimit të MSA’së është dita më e rëndësishme pas pavarësisë së Kosovës. Sipas tij, më meritorët për këtë janë qytetarët e Republikës që kanë promovuar frymën evropiane.

“Kjo marrëveshje është fillim i evropoianizmimit të Kosovës”, ka thënë Mustafa në konferencën për media.

Duke folur për ratifikimin e MSA’së në Kuvend, Kryeministri Mustafa ka thënë se nuk do të ketë problem, pasi që kjo çështje nuk ndahet në pozitë dhe opozitë, por është fjala për çështje të përbashkëta mes Kosovës dhe BE’së dhe është në interes për të gjithë.

Marrëveshja e MSA’së e nënshkruar dje është mesazhi më i mirë se Kosova po futet në rrugën e familjes së madhe Evropiane, ka vlerësuar Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi.

“Kosova ka arritur në nivel të barabartë me vendet tjera të rajonit, qoftë me Shqipërinë, Malin e zi dhe Serbinë”, ka thënë zëvendëskryeministri Thaci në konfernecë per media bashkë me kryeministrin Isa Mustafa.

“Tanimë kemi përfitime politikë dhe ekonomike nga kjo marrëveshje”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.