Lajmet e fundit

Serbia blen armë nga rusët

Kryeministri i Serbisë ka deklaruar se Serbia nga Federata e Rusisë do të marrë në pjesë armatimi, siç ka thënë ai, jo për karakter sulmues për mbrojtje të vendit
Aleksandar Vuçiq duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me potencialin e bashkëpunimit të Serbisë me Rusinë në armatim e armatosje, ka thënë se Serbia një pjesë të armatimit do ta importojë e një pjesë të tij do ta prodhojë në bashkëpunim me Rusinë.

Ai nuk ka dashur të saktësojë për ç’armatim bëhet fjalë, por ka përsëritur se Qeveria kujdeset për sigurinë e vendit, raporton B92, transmeton Koha.net.

“Nëse na pyesin se çfarë na duhen gjithë ato (armë), pyetjen le t’ua bëjnë disa të tjerëve në rajon ku të gjithë janë në rrethin e NATO-s, në të cilin vetëm një vend nuk është, e ai është Serbia”, ka thënë Vuçiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published.