Lajmet e fundit

Nikaj: Kemi përparësi konkurruese në disa sektorë

Ish-ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj, në Info Magazine të Klan Kosovës duke folur për Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asocim dhe implikimet ekonomike ka thënë se nënshkrimi ëshë lajm i mirë megjithëse ka pasur pritshmëri tjera në aspekt kohor.

“Është pa dyshim një lajm i mirë, kemi pritur që të përfundohet më herët”.

Nikaj poashtu ka thënë se Kosova në disa sektorë ka përparësi konkurruese pasi tregu europian është dinamik, njofton Klan Kosova.

“Tani e tutje do të varet se çfarë ne bëjmë për MSA-në. MSA-ja garanton një sërë drejtash dhe ne për herë të parë kemi hyrë në marrëdhënie kontraktuale me BE-në, deri tani ka pasur marrëdhënie të një anshme me vullnet të BE-së”.

“Është e garantuar qasja e plotë e produkteve vendore në Bashkimin Evropian”.

“Tregu i BE-së ëshë treg jo statik gjithmonë ka nevojë për produkte të reja. Po e përmend një shembull, verën, ka pasur kërkesa të mëdha në tregun evropian me MSA-në dyfishohet sasia me 5000 litra në vit me hyrjen në zbatim të MSA-së”.

“Ekzistojnë disa sektorë ku ne kemi përparësi konkurruese dhe këtë duhet ta rrisim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.