Lajmet e fundit

Identifikohen dy vëllezërit nga Gjilani që u vranë në Siri

Dy vëllezër nga Gjilani janë viktimat e fundit të luftës në Siri. Valon dhe Hashim Aliu nga Zhegra e Gjilanit, përkatësisht 23 dhe 27 vjeç, janë vrarë një javë më parë, por familjarët e kanë konfirmuar këtë fakt vetëm sot.

“Po, para një jave na ka ardhur lajmi se ata janë vrarë atje”, ka thënë shkurt për gazetën ”Express” nëna e dy të vrarëve.

Rrugëtimi i parë i tyre për në Siri kishte ndodhur para 10 muajsh. Ata u larguan nga shtëpia e tyre pa lajmëruar askënd se ku do të shkonin.

“Në janar të këtij viti kanë dalë prej shtëpisë, pa na treguar se ku po shkojnë. Për tre muaj rresht ne nuk kemi ditur asgjë për ta. Pas tre muajve janë lajmëruar, na kanë thënë se janë mirë”, thotë nëna e tyre.

Oborri i shtëpisë së familjes Aliu ishte i zbrazët, pavarësisht humbjes së dy pjesëtarëve të saj. Familja nuk e ka parë të arsyeshme të hapë dyert e mortit për djemtë e rënë në Siri. Ata këtë e arsyetojnë me mospranimin e kufomave të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.