Yury Zaitsev, kreu i një programi për shkëmbime kulturore i Rusisë, i ka mohuar akuzat se ky program përdorej për të rekrutuar amerikanë për qëllime të inteligjencës.
Zaitsev ka thënë se akuzat janë “ofenduese” dhe se tingëllojnë “si jehona të Luftës së Ftoftë”.
Komentet e tij vijnë pasi revista “Mother Jones” shkroi se FBI po zhvillon hetime në lidhje me këtë rast.
Programi në fjalë ka dërguar rreth 130 amerikanë në vizita me shopenzime të mbuluara në Rusi, që nga viti 2001.
Disa nga të intervistuarit e revistës kanë thënë të mos kenë hetuar diçka të dyshimtë në lidhje me vizitat dhe aktivitete e tyre në kuadër të programit.