Korab Shaqiri ka sqaruar se ai në të vërtetë ka biseduar me Adelina Ismajlin për një bashkëpunim.
Dje ka dalë në media se Korab Shaqiri ka refuzuar një bashkëpunim me këngëtaren Adelina Ismajli.
Por, Adelina pas një kohe të gjatë është përgjigju vetë për këtë qështje, duke thënë se këto janë shpifje e madje ajo as nuk është takuar me Korabin, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, del se ata kanë pasur një takim dhe Korabi thotë se për t’u bërë një këngë e tillë duhet shumë kohë prandaj fansat duhet të presin më shumë derisa ky bashkëpunim të dalë.