Lajmet e fundit

Limaj dhe të akuzuarit e tjerë të rastit MTPT të premten para Gjykatës

Fatmir Limaj dhe të akuzuarit e tjerë në rastin e njohur si MTPT të premten do të paraqiten para Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Kjo seancë është caktuar pasi që një muaj më parë, një Prokuror Special nga radhët e EULEX-it, ka dorëzuar në Gjykatë një aktakuzë të konsoliduar, ku dy akuzat e mëparshme në këtë rast janë bashkuar në një, njofton Klan Kosova.

Në ktë rast akuzohen ish-ministri i Transportit, Fatmir Limaj, këshilltari i tij, Endrit Shala, shefi i Prokurorimit, Nexhat Krasniqi, biznesmeni Florim Zuka dhe truproja e Limajt, Shpëtim Telaku.

Aktakuza i ngarkon ata me veprat penale: krim të organizuar, keqpërdorim të detyrës, marrje ryshfeti e keqpërdorim të autorizimeve në ekonomi.

Por, në seancën e nesërme nuk do të ketë deklarime rreth fajësisë së akuzuarve.

Avokati i Fatmir Limajt, Tomë Gashi ka thënë për Klan Kosovën se në seancën e nesërme do të ketë vetëm harmonizim të datave të gjykimit në mes të prokurorit, avokatëve dhe të akuzuarv

Leave a Reply

Your email address will not be published.