Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se asnjë shumicë parlamentare e një mandati qeverisës nuk ka legjitimitet që një shteti fqinj t’i lejojë vendimmarrje në vendin tonë.
“Asnjë shumicë parlamentare e një mandati qeverisës nuk ka legjitimitet që një shteti fqinj t’i lejojë vendimmarrje në vendin tonë. Asnjë shumicë parlamentare e një mandati qeverisës nuk ka legjitimitet ta falë as edhe një pëllëmbë të tokës së Kosovës. As sot, as nesër, as kurrë”, ka thënë Haradinaj pas vizitës që i ka bërë Këshillit Drejtues të kësaj partie, Dega në Prishtinë.