Sindikata e Pavarur e RTK-së e ka kundërshtuar vendimin e Bordit për rizgjedhjen e Mentor Shalës, drejtor të përgjithshëm të RTK-së.
Sipas një njoftimi për media nga Sindikata, vendimi i Bordit të RTK-së është skandaloz për faktin se RTK, nën menaxhimin e Mentor Shalës, ka degraduar në të gjitha aspektet, gjë që është konstatuar nga raportet e auditorit, si dhe Kuvendi i Kosovës, i cili për tri vjet radhazi nuk i ka miratuar raportet vjetore të RTK-së.
SPRTK ka paralajmëruar edhe më herët se ky proces ka qenë i montuar që në fillim duke u shkelur procedurat e konkursit.
SPRTK kërkon nga Kuvendi, si themelues i RTK-së që të kërkojë përgjegjësi dhe të hetojë mënyrën e rizgjedhjes së drejtorit të RTK-së, përfundon sindikata e RTK-së.