Lajmet e fundit
PDK e vlerëson pozitive fushatën në Malishevë

PDK e vlerëson pozitive fushatën në Malishevë

Shtabi i zgjedhjeve në kuadër të degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Malishevës, në takimin e sotëm të shtabit dhe me kryetarët e nëndegëve, e vlerësoi pozitive fushatën e PDK-së dhe të kandidatit për kryetar Isni Kilaj.

“Në të gjitha takimet, kemi marrë përkrahje të fuqishme dhe qëndrojmë jashtëzakonisht mirë në raport me subjektet tjera që garojnë në Malishevë. Jo vetëm kryetari Kilaj që ka marrë mbështetje, por edhe kandidatët e PDK-së për asamble, kanë marrë mbështetje të fuqishme, pasi programi ynë qeverisës, është oferta më e mirë”, tha kryetari i Shtabit Zgjedhor të degës së PDK-së në Malishevë, Skënder Hoti.

Hoti tha se këto vlerësime, janë nxjerrë në bazë të analizave të përditshme, nga takimet në secilin vendbanim.

“Jemi më se të bindur në fitore, pasi këtë vlerësim na ka dhënë qytetarët e Komunës së Malishevës. Kemi marrë mbështetje nga çdo fshat i Malishevës, bile në këtë fushatë, kemi pasur pjesëmarrës, shumë më shumë se në fushatat tjera dhe kjo tregon besimin që qytetarët e Malishevës kanë për Partinë Demokratike të Kosovës”, tha Isni Kilaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.