Lajmet e fundit

MSA shqetëson Serbinë, Vuçiqi ndihet i ‘shkelur’

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Beogradi pret reagimin e Brukselit për paralajmërimin e Prishtinës, për siç ka thënë ai, suspendimin e Marrëveshjes për formimin e Asociacionit të Komunave serbe deri në një datë.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për vendimin që inicion shumë çështje, përfshirë edhe çështjen me rëndësi strategjike për Serbinë, njofton B92.

Kryeministri serb ka thënë se lajmi për shtyrjen e formimit ë e AKS-së ka ardhur vetëm një ditë pasi Prishtina praktikisht është shpërblyer me nënshkrimin e MSA-së,e, sipas tij, ajo nuk ka bërë atë për të cilën është obliguar me Marrëveshjen e Brukselit, transmeton Koha.net.

Vuçiq ka thënë se 40 për qind e Marrëveshjes së Brukselit ka të bëjë me Asociacionin e Komunave serbe, se kjo ka qenë e vetmja që Beogradi e ka kërkuar me qëllim të mbrojtjes së serbëve në Kosovë, se Prishtina ka fituar MSA-në para se Beogradi të hapë kapituj dhe se askush negativisht nuk ka reaguar për këtë.

Ai ka sqaruar se paralajmërimi për suspendimin e formimit të AKS-së është diçka që nuk i takon vetëm Prishtinës, por edhe Brukselit.

“Kjo hap çështje shumë më të mëdha, më të gjëra nga se sa është raporti me Prishtinën… Kjo na imponon çështje shumë më të rëndësishme e më të hapura për të cilat ne duhet të mendojmë – a shpaguhet të jesh i ndershëm dhe i përgjegjshëm, apo të mos përmbushësh asgjë dhe për këtë të shpërbleheni… Të mos flas për çështje të tjera, që këtu hapen, e të cilat unë sot nuk do t’i hapja”, ka thënë ai.

Ai ka paralajmëruar takim të kreut shtetëror se për të vlerësuar çfarë do të thotë e gjithë kjo nga pikëpamja e interesave strategjike thelbësore të Serbisë. /koha.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.