Lajmet e fundit

Arben Gashi, zbulon kryemisntrin dhe presidentine ardhëshëm

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në Info Magaizne në Klan Kosova, ka folur për mundësinë që të rishikohet marrëveshja qeverisëse me Partinë Demokratike të Kosovës.

Gashi tha se është i mundshëm një ndërrim pozitash, pra që Isa Mustafa të bëhet president, ndërsa Hashim Thaçi kryeministër, njofton Klan Kosova.

“Ka mundësi që të ridizajnohet marrëveshja e koalicionit. Ka mundësi që Mustafa të bëhet president”.

“Nëse vetëm ndodhë ridizajnimi, duhet të rishikohen disa elemente të marrëveshjes e do të shqyrtohen mundësitë e ridizajnimit të saj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.