Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në Zonën e Debatit ka kometuar zhvillimet e fundit në skenën politike në vend.
Haradinaj ka pasur një varg vërejtjesh për zyrën e Presidentes Atifete Jahjaga, ndërsa vendimin e saj për t’iu drejtuar Kushtueses e ka quajtur rrjedhim të presionit të zyrave të huaja, njofton Klan Kosova.
“Ne kemi pasur shumë vërejtje për presidencën për shkak të qëndrimeve skajshmërish të njëanshme”.
“Jam shumë i sigurt se vendimi për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese ka ardhur nga një presion i madh i jashtëm”.
“Ne ende s’e dimë se për çka do t’i drejtohet presidentja Kushtetueses lidhur me këtë marrëveshje”.
“Demarkacioni i bën një dëm të madh Kosovës dhe ajo marrëveshje duhet të hidhet poshtë”.
“Asnjë element që e ka Qeveria e Kosovës s’do t’i mungojë “Zajednicës” përveç faktit se s’do të kenë ushtri. Madje, Kosova është multi-etnike, e ata do të jenë të unifikuar për nga etnia”.
“Zgjidhja më e mirë do të ishte që Mustafa të tërhiqej nga marrëveshjet”.
“Presidentja s’duhej të kishte marrë guximin t’i drejtohej kushtetueses për Asociacionin e Komunave Serbe”.