Kandidati për Prishtinën nga Lëvizja për Bashkim, Valon Murati, iu ka premtuar banorëve të Koliqit se do të angazhohet për përmirësimin e jetës së këtyre banorëve edhe përmes asamblistëve të LB në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Murati ka thënë se programi i tyre nuk është i bazuar në premtime, duke kritikuar qeverisjen aktuale për lënie prapa të zhvillimit të rajonit të Gollakut.
“Prishtinës, të nderuar qytetarë të Koliqit nuk i vyn një kryetar i cili shkon në punë në ora dy, i cili është kryetar i opozitës, i cili merret ma shumë me Hashin Thaçin e të tjerët se me qytetarët e Prishtinës, i cili që një muaj e ma shumë është jashtë Prishtinës se sa në Prishtinë. Prishtinës i duhet një kryetar i cili s’ka punë tjera, përveç se me u marrë me Prishtinën, i cili se merr gjumi natën pse s’ka ujë, pse kanalizimet nuk funksionojnë, pse rrugët shtrohen keq, pse kem problem me shkolla, pse kem problem me mos zhvillim ekonomik. A e dini bashkëqytetarë, ose bashkëvendës të mi se rajoni i Gollakut është njëri ndër rajonet më të pazhvillume të Kosovës”, është shprehur Murati.
Lidhja për Bashkim fushatën e ka organizuar në tri parime, që sipas Muratit kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit, punë e ndershme, dhe rritje të pjesëmarrjes së qeverisjes locale.