Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se Opozita nuk i beson dot Presidentes Atifete Jahjaga.
Kjo pasi sipas Haxhiut, Jahjaga e ka përshëndetur Marrëveshjen e Brukselit menjëherë pas nënshkrimit, njofton Klan Kosova.
“Presidentja s’ishte neutrale karshi kësaj krize. Ajo mori anë, u bashkua me opozitën”.
“Presidentes nuk i besohet. Ajo e përshëndeti marrëveshjen vetëm një orë pasi ajo u nënshkrua në Bruksel, e këtë e bëri pa e parë fare se cka përmbanë ajo marrëveshje”.
“Ajo tha se e forcon sovranitetin e Kosovës, dhe kjo është qesharake”.
“Ajo asnjëherë s’e detyroi dhunën në Kuvendin e Kosovës kur deputetët opozitarë u grushtuan nga sigurimi i ftuar nga Kadri Veseli, por e dënoi dhunën e shprehur nga opozita”.