Nënkryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, historiani Predrag Markoviq ka vlerësuar se shqiptarët në Kosovë nuk kanë përmendore kulturore duke shtuar se ato atje i kanë ngritur Serbia ose Turqia si dhe ata, sipas tij, nuk kanë kapacitet për të mbrojtur atë që ai e ka quajtur trashëgimi kulturore serbe.
“Shqiptarët, në Kosovë, vërtet nuk e kanë ndërtuar asnjë objekt kulturor . Ato që janë objekte të kulturës islame, i kanë ngritur personalitete turke. Dikush nga ta ndoshta ka qenë shqiptar, por Turqia ka ndërtuar gjithë atë që s’e ka ndërtuar shteti serb”, citon “Kurir” i Beogradit të ketë thënë Markoviq, transmeton Koha.net.
Markoviq ka thënë se “Serbia dhe Jugosllavia kanë investuar shumë në Kosovë dhe se të gjitha ndërtesat e bukura në Prishtinë i kanë ngritur Serbia ose Jugosllavia dhe se shqiptarët s’e kanë ngritur asnjë ndërtesë të bukur për këto 15 vjet. E kanë ngritur përmendoren e Skënderbeut, i cili nga pak ka qenë edhe serb, dhe kjo është ironi”, ka shtuar Markoviq.
“Kështu në Kosovë nuk ekziston asgjë nga objekte historike e kulturore që s’i kanë ngritur Serbi e Turqia”, ka thënë ai.