Lajmet e fundit

Mbi 80 përqind e qytetarëve të pakënaqur me Veselin

UNDP dhe USAID lansuansot Pulsin Publik nr. 10 që përfshin periudhën nga marsi deri në shtator 2015.

Rezultatet e Anketës së Pulsit Publik nga shtatori 2015 tregojnë se vetëm 18 % e kosovarëve janë të kënaqur me institucionet ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore në vendin tonë.

Ngjashëm më muajin mars të këtij viti, qytetarët më së shumti janë të pakënaqur me përformacën e Gjyqësorit, Zyrën e Prokurorit  (13%) dhe gjykatat (14%), transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në këtë anketë, rënia më e lartë në kënaqshmërinë e qytetarëve vërehet me punën e kryeministrit.

Të gjeturat e fundit shënojnë përafërsisht 15% të kosovarëve deklarojnë kënaqëshmërinë me përformacën e Kryeministrit (në krahasim me 24% në mars të viti 2015).

Sa I përket isntitucioneve legjislative, vetëm 20 përqind e kosovarëve janë të kënaqur me punën e Kuvendit dhe performancën e Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Kur të gjeturat aktuale krahasohen me  ato të mbledhura nga anketat e mëhershme, del se Zyra e prokurorit, Gjykatat, Kryeministri dhe Institucionet qendrore dhe kryetari i Kuvendit kanë arritur nivelin më të ulët të kënaqshmërisë së qytetarëve që nga marsi i vitit 2007.

Leave a Reply

Your email address will not be published.