Lajmet e fundit

Shkencëtarët zbulojnë një tjetër univers afër universit tonë

Shkencëtarët duket se kanë zbuluar një tjetër univers, pranë universit tonë.
Shkencëtarët kanë vërejtur një shkëlqim në hapësirë i cili mund të ketë ardhur nga një univers tjetër, jashtë universit tonë, i cili mund të ketë qenë i bashkuar me universin tonë kur hapësira erdhi për herë të parë në ekzistencë.
Ka kohë që besohet se universi jonë nuk është i vetmi që doli nga Big Bengu. Universi ynë mund të jetë vetëm një ‘grimë’ e një gjëje që vazhdon të rritet.
Është e mundshme që një numër flluskash të universeve të ndryshme dolën nga Big Bengu – por duket se ne nuk do të jemi kurrë në gjendje që të shkojmë atje dhe të mësojmë më shumë për të.
Ne mund të jemi në gjendje vetëm të vështrojmë këtë univers që e kemi afër, përmes ‘shenjave’ që ai ka lënë në universin tonë.
Për të gjetur gjurmët, shkencëtarët kanë krahasuar një hartë të sfondit kozmik të mikrovalëve të universit – e cila është e përbërë nga disa drita që kanë mbetur nga universi i hershëm – me një pikturë të marrë nga teleskopi Planck i ESA-së.
Kur universet u ndanë nga njëri-tjetri, ata lanë disa copa drite në qiell, të cilat mund të kenë mbetur nga goditjet me universe tjera.
Gjetjet – të raportuara nga Ranga-Ram Chary në një shkrim të titulluar “Variacionet Spektrale të Universit: Pengesat për në universet tjera” këtë muaj dhe nga New Scientist – tregojnë se ky univers mund të jetë shumë më ndryshe nga i joni.

Leave a Reply

Your email address will not be published.