Lajmet e fundit
Odat dhe Ministria e Financave memorandum për ta ndihmuar njëri- tjetrit

Odat dhe Ministria e Financave memorandum për ta ndihmuar njëri- tjetrit

Për t’ua lehtësuar punën bizneseve dhe eliminuar problemet, Ministria e Financave bashkë me aktorët kryesor nënshkruan sot (enjte) një marrëveshje për formimin e një këshilli që do të merret vetëm me problemet e bizneseve.
Firmat për formimin e këtij këshilli, iniciues i të cilit ishte Ministria e Financave, i vunë Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Oda Ekonomike e Kosovës, Aleanca Kosovare e Bizneseve, Doganat e Kosovës dhe Administrata Tatimore.
Krejt përfaqësuesit ranë dakord që në të ardhmen të jenë në dispozicion të njëri – tjetrit.
Ministri i Financave Besim Beqaj tha se Kjo nismë mundëson komunikim të mirë në mes bizneseve dhe institucioneve për tejkalimin e problemeve që mund të shfaqen.
“Me këtë nismë synojmë që të kemi komunikim të rregullt të informohemi për nismat e reja dhe të marrim imputet që janë të mirëseardhura dhe janë të rëndësishme. Me këtë do të na mundësojmë ta rrisim transparencën dhe implementimin e drejtë të ligjit në mënyrë të barabartë për të gjitha bizneset”, tha Beqaj.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu vlerësoi se është e rëndësishme ky memorandum për luftimin e ekonomisë informale.
“Për ne si Odë Ekonomike është e rëndësisë së veçantë  për shkak sepse ky memorandum do të jetë për takime permanente dhe të përhershme për të parë sfidat që ballafaqohet biznesi privat dhe bashkërisht ta luftojmë ekonominë e kriminalizuar”.
Ndërsa Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini tha se Këshilli do të fillojë menjëherë të  marr ankesat e bizneseve dhe ai vlerësoi se në këtë nismë janë të gjithë të barabartë.
“E vlerësojmë lartë këtë iniciativë që ky këshill nga dita e sotme t’i pranojë ankesat dhe t’i trajtojë drejt sepse tash në këtë këshill jemi të gjithë të barabartë dhe të vesojnë se kujt i shkelen të drejtat dhe do të përmirësojmë klimën biznesore në Kosovë”.
Ndërsa Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka tha se komunikimi është çelës për tejkalimin e problemeve, që në këtë rast edhe bizneset mund të kenë.
“Komunikim është esenciale në çdo civilizim, dhe kjo është njëra ndër shtyllat kryesore për një transparencë më të madhe dhe Oda Ekonomike Amerikane e mbështet këtë nismë”

Leave a Reply

Your email address will not be published.