Kryeministri grek Akelsis Tsipras ka sulmuar Bashkimin Europian në lidhje me pasivitetin e treguar së fundmi në lidhje me krizën e refugjatëve.
“Si pjesë vendimmarrëse e Bashkimit Europian më vjen turp për paaftësinë e Europës për t’i bërë ballë kësaj drame njerëzore. Lotët e derdhur për fëmijët e mbytur në brigjet e Egjeut, janë lotë krokodili. Po kur këta fëmijë mbërrijnë me mijëra dhe vriten e shfrytëzohen në rrugët tona dhe për këtë nuk bëhet asgjë?”, u shpreh Tsipras.
Numri i varkave të përmbytura në detin Egje vetëm në ditët e fundit ka shkaktuar 80 humbje jetësh, mes të cilëve edhe fëmije.