SHBA-ja ka marrë vendim që të dërgoj Forcat Speciale në Siri për t’i ndihmuar forcave anti-qeveritare për ta luftuar Shtetin Islamik, raporton BBC.
Do të jenë afërsisht 50 trupa që do të zbarkohen në regjion, që do të jetë hera e parë që trupat amerikane angazhohen hapurazi në tokë në Siri, transmeton Indeksonline.
Që nga viti i kaluar, SHBA-ja dhe forcat e koalicionit kanë zhvilluar sulme ajrore vazhdimisht ndaj pozicioneve të ISIS-it.
Një zyrtar i lartë i administratës i ka thënë BBC-së se kjo nuk do të thotë ndryshim i politikave amerikane në Siri.
Operacionet special do të fokusohen në Sirinë veriore, ka konfirmuar ai.