Mbledhja e Qeverisë, ku duhej të miratohej Buxheti për vitin 2016 nuk ka kaluar pa debat mes ministrave dhe pakënaqësive me shprendarjen e buxhetit nëpër sektorë. Ka qenë Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi i pari që është shprehur i pakënaqur me Projektbuxhetin e Shtetit për vitin 2016, i cili u miratua në qeveri.
Në pjesën e diksutimeve, para se buxheti të miratohej, Krasniqi mori fjalen dhe u shpreh i pakënqur me buxhetin që është ndarë për bujqësi, duke thënë se me këtë nuk do të arrihet të implementohet programi për mbeshtetje dhe reforma në këtë sektor.
Ai ka thënë se mosmiratimi i propozimeve të tij ndikon negativisht në realizimin e objektivave të MBPZHR-së, duke përfshirë në këtë mes edhe procesin e akredtimit të strukturave institucionale përkatëse nga Bashkimi Evropian për menaxhim të decentralizuar të fondeve të BE-së nga programi IPARD 2.
Ai tha se me këtë buxhet që është zvogëluar tek pjesa e granteve dhe subvencioneve, do të ketë vështirësi në zbatimin efikas të masave. Krasniqi tha se nuk janë miratuar as kërkesat e ministrisë për shtimin e stafit në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, që e implementon programin për bujqësi, për cka, shtoi ai është diskutuar tri herë gjatë këtij viti në Qeveri për të gjetur një zgjidhje.
“Buxheti i ndarë për MBPZHR-në nuk reflekton prioritetin që i është dhënë në kuadër të programit qeveritar dhe se zvoglëimi i fondit për granted he subvencione nuk mundëson zgjerimin e mbeshtetjes për fermerët, sic është pararparë në program”, ka thënë Krasniqi, në mbledhjen e Qeverisë.
Përvec Krasniqit, vëreejtje kanë pasur edhe ministrat: Bekim Collaku, Hykmete Bajrami, Ferid Agani, Arsim Bajrami dhe Mahir Yagcila