Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka reaguar lidhur me heqjen e sheshit të UÇK-së nga Suhodolli.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kjo qeveri anti UÇK duhet të bjerë së bashku me projektet politike të Serbisë.
Lexoni postimin e plotë:
Muaj më parë në Ranillug u vendos rruga me emrin e kriminelit Millosheviq, ndërsa sot nga Suhodolli largohet sheshi me emrin UÇK. Kjo është Kosova e HashimIses. E ndajnë Mitrovicen, i dëbojne shqiptaret nga veriu e u vënë barrikada duke e trasuar rrugen per “Zajednicen”! Prandaj kjo qeveri anti-UÇK duhet te bjere se bashku me projektet politike te Serbis.