Analisti Artan Muhaxhiri, në Info Magazine të Klan Kosovës ka folur për një ide që po qarkullon në rrethe të ndryshme lidhur me një ndërrim të mundshëm në pozitat kyçe të shtetit – Hashim Thaçi të bëhet kryeministër, ndërsa Isa Mustafa president.
Sipas Muhaxhirit ky ndërrim, megjithëse në aspekt të përshtatshmërisë në raport me Thaçin dhe Mustafën mund të funksionojë, do të ishte në dëm të koalicionit qeverisës, njofton Klan Kosova.
“Agjendat partiake duhet të dallohen nga interesat e qytetarëve”.
“Profili i z. Thaçi më shumë i përshtatet një kryeministri sesa një presidenti, për dallim nga z.Mustafa”.
“Por nuk besoj se gjithçka varet nga ta”.
“Nuk mendoj që një gjë e tillë do të ishte e mirë për koalicionin”.
Për më shumë, Muhaxhiri tha se opozita nuk e do Thaçin në pozitë ekzektuive, edhe një herë tjetër.
“Opozita është shumë më e kënaqur me z.Thaçi në postin e presidentit, ose zv.kryeministrit sesa në atë të kryeministrit”.
Agjencia e lajmeve Kosovanews kosovanews.info