Javën e ardhshme, Italia do të dërgojë rreth 100 refugjatë në Francë dhe në Spanjë. Zhvendosja do të bëhet sipas planit të Bashkimit Europian.
Në Itali, ku për momentin janë afërsisht rreth 100 mijë emigrantë, është duke menduar që të zhvendosë 24 mijë refugjatë, si pjesë e planit vullnetar, rreth 16 mijë si pjesë e programit të detyrueshëm, por deri me tani janë zhvendosur më pak se 90 refugjatë.
“Rreth 100 refugjatë do të zhvendosen në Francë dhe në Spanjë, ndoshta edhe në Suedi,” ka bërë të ditur Mario Morcone, zyrtari i ngarkuar me zbatimin e politikave të imigracionit.
“Deri me tani, numri i vendeve për pranimin e refugjatëve ka qenë i kufizuar,” tha ai, duke theksuar se shpreson që procedurat burokratike dhe plani i zhvendosjes të thjeshtësohen.
Në tetor, Italia ka dërguar 86 refugjatë nga Eritrea në Suedi dhe në Finlandë, ndërsa nëntë shtete janë paraqitur vullnetare për të pranuar më shumë se 854 refugjatë nga Italia dhe Greqia.
Italia po lufton për të vënë në funksion planin e zhvendosjes të hartuar nga BE-ja. Vetëm në këtë vit, rreth 140 mijë emigrantë dhe refugjatë kanë hyrë në Itali.