Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi të lëshuar për medie ka bërë të ditur se kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka dhënë urdhër që të mos lejoj partitë opozitare që të mos mbaj konferenca për shtyp në Kuvend. Kjo parti sipas këtij njoftimi të lëshuar për medie, bënë me dije se nuk do të ndalet përballë urdhrave të Kadri Veselit.
Ky është njoftimi i plotë i VV-së:
Kadri Veseli sot dha urdhër që deputetëve të opozitës të mos u lejohet mbajtja e një konference për medie në sallat e Kuvendit.
Kadri Veseli sot dha urdhër që të mos lejohet futja në Kuvend e dokumenteve që përmbanin mbi 200,000 nënshkrimet e qytetarëve kundër “Zajednicës” dhe demarkacionit me Malin e Zi.
Megjithatë, drejtuesit e subjekteve opozitare, nuk u ndalën para urdhrave të Veselit dhe u futën brenda pa lejen e sigurimit dhe po ashtu i futën brenda edhe nënshkrimet e qytetarëve. Konferenca u mbajt pa lejen e Veselit dhe aty u prezantuan ato nënshkrime para medieve.
Kadri Veseli nuk e do opozitën brenda Kuvendit. Kadri Veseli nuk i do as nënshkrimet e qytetarëve që shprehën pakënaqësinë e tyre me marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacionin me Malin e Zi. Opozita dhe peticioni i qytetarëve i pengojnë Kadri Veselit sepse ia kujtojnë atij se sa në shpërputhje janë vendimet e këtij pushteti me vullnetin e qytetarëve.
Por, Kadri Veseli është i pafuqishëm përballë këtij vullneti.