Lajmet e fundit
A po ‘shemben’ VIP-at e Prevallës?!

A po ‘shemben’ VIP-at e Prevallës?!

Aksioni i MMPH-së për rrënimin e disa kampshtëpizave ilegale në Fshatin turistik në Prevallë, po jep shpresë se më në fund në këtë vend, ndër më atraktivët në Malin e Sharrit, do të kthehet rregulli.

Këto veprime që janë paralajmëruar disa herë nga zyrtarë të kësaj ministrie, deri në “tregimin e dhëmbëve” edhe nuk janë marrë si shumë serioze nga pronarët e kë tyre objekteve të ndërtuara pa kurrfarë shijeje, leje apo rregulli, por kur ekskavatorë t filluan punën, ata që deshën e morën vesh se kësaj radhe me vendimet e MMPH-së nuk do të ketë lojë. Brenda ditës, edhe në mbështetje të forcave policore u rrënuan, edhe me shkaktim të dëmeve, disa objekte dhe autokampshtëpiza, për të pasuar pastaj edhe rrënimi “vullnetar” nga disa pronarë që këtë vendosmëri e morën shumë seriozisht.

Gjatë vikendit të kaluar, ata u angazhuan që vetë ta krijojnë këtë hapësirë, ndonëse paralajmëruan se të drejtën e tyre do ta kërkojnë me ligj në organet kompetente. Mirëpo, shtrohet pyetja se sa do të jetë e vendosur kjo ministri në kthimin e rregullit dhe respektimin e ligjit në Prevallë edhe kur është fjala për vilat e shumta, të ndërtuara edhe me material të fortë dhe jo rrallë në kundërshtim me lejet që posedojnë, por që janë prona të VIP-ve të komunës së Prizrenit dhe të mbarë Kosovës?!

Zyrtarë përgjegjës që janë të angazhuar në këtë çështje, kanë thënë se në rastin e Prevallës askush nuk do të shikohet përmes gishtërinjve, pa marrë parasysh kush janë ata. Kreshnik Berisha, këshilltar politik i ministrit Dardan Gashi, ka pranuar se disa nga këto objekte edhe nuk evidentohen në emra të vërtetë të pronarëve, por pa marrë parasysh këtë, ai ka premtuar se ligji do të zbatohet për të gjitha rastet dhe për të gjithë pronarët pa dallime se kush është kush. Në zbatim të kë tij premtimi të Berishës, i cili edhe është në krye të Task Forcës për Prevallën, të martën të gjithë pronarëve të këtyre vilave iu janë dorëzuar fletëpalosjet, përmes të cilave iu kërkohet që ata vetë të ndërmarrin masa.

 

“Këto fletëpalosje do t’ iu dorëzohen të gjithë pronarëve shtëpi më shtëpi, me qëllim që ata vetë të nisin rishikimin e objekteve të tyre sipas planit dhe lejes që kanë marrë nga institucionet”, ka thënë Berisha, duke shtuar se në të kundërtën MMPH-ja do të intervenojë për rikthimin e planit, përkatësisht heqjen e shtesave eventuale dhe të mureve përreth. Në këtë drejtim ka qenë i prerë edhe ministri Dardan Gashi, i cili po kështu ka apeluar te pronarët e vikend-shtëpive në Fshatin Turistik që t’i verifikojnë planet e tyre dhe të nisin t’i kthejnë në gjendjen e lejeve, ngase në të kundërtën, sipas tij, edhe atje do të veprojë “bageri i shtetit”.

Bujar Nerovaj, drejtor komunal për Inspektoriate në Prizren, ka thënë të martën për “Zëri” se kjo drejtori është në mbështetje të aksioneve që po zbatohen në fshatin Turistik të Prevallës dhe për këtë qëllim, MMPH-së me kohë ia ka dhënë në dispozicion të gjitha lëndët që ka poseduar rreth ndërtimeve në Prevallë.

Ndryshe, në aksionin e parë që ka marr MMPH-ja janë rrënuar dhe larguar mbi 100 objekte nga “Parku veror”, me të cilin tash disa vite ka menaxhuar komopania “IS Company”. Si do të veprohet në shpatin tjetër të Prevallës, aty ku janë villat e bossëve të shumtë politikë e institucional, përfshirë edhe ata të niveleve më të larta, mbetet të shihet gjatë ditë ve në vijim?! LEGJ: Kampi u rrënua, a po u vjen radha edhe vilave pa leje në shpatin tjetër: Pamje pas aksionit të MMPH-së

Leave a Reply

Your email address will not be published.