Lajmet e fundit

Adriatik Kelmendi : Mustafa, Veseli dhe Thaçi duhet kërkuar falje Ramush Haradinaj

Kelmendi ka kërkuar nga Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa zv.Kryeministri Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, që të kërkojnë falje opozitës, transmeton kosovanews.info

 

Ja postimi i Adriatik Kelmendit në rrjetin e tijë social facebook:

Mustafa, Veseli dhe Thaçi duhet të reflektojnë shumë seriozisht për skandalin e sotëm dhe jo vetëm të sotëm.
Është dyfytyrësi që në njërën anë t’i bëjnë ftesë opozitës të kthehet në Kuvend për t’i qartësuar mosmarrëveshjet e në anën tjetër të tentojnë t’ia mbyllin derën po kësaj opozite kur vjen në Kuvend.
Ymeri, Haradinaj e Limaj janë përfaqësuesit që kanë marrë votat e popullit pikërisht për ta përfaqësuar atë pjesë të popullit në Kuvend.
Mbyllja e derës së Kuvendit është hapje e derës së rrugës!
Mbyllja e derës së Kuvendit është edhe hapje e derës anarkisë – ku ashpërsimi i gjuhës parë sot është e keqja më e vogël krahasuar me ato që mund të pasojnë.
Veseli, Mustafa e Thaçi sot do duhej kërkuar falje për këtë gafë kolegëve të tyre opozitarë.
Haradinaj do duhej t’u kërkonte falje nëpunësve të sigurimit të Kuvendit, të cilët aty janë për të marrë një rrogë, sipas detyrave që iu jepen dhe asgjë më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.