Familja e Michael Jackson mund të kenë humbur 1 miliardë dollarë nga beteja ligjore kundër promotorit AEG Live. Por i ndjeri që konsiderohet mbret i popit vazhdon të jetë personi më i paguar në botë në listën e yjeve të vdekur nga revista “Forbes”.
Ai mund të mos jetë më mesin tonë, por krijuesi i hitit “Thriller” ka fituar plot 160 milionë dollarë gjatë 12 muajve të fundit.
Edhe pse janë bërë katër vjet që kur ndërroi jetë pas një sulmi kardiak, Michael vazhdon të fitojë më shumë sesa disa këngëtarë që janë ende gjallë, siç janë Madonna e cila brenda një viti fiton 35 milionë dollarë.
Ndërkaq, vendi i dytë i takoi legjendës së rock and roll-it, Elvis Presley me 55 milionë dollarë.