Lajmet e fundit

Haradinaj: Askush nuk ka të drejtë ta pengojë zërin qytetar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se veprimet e sotme në Kuvend, ishin në mbrojtje të votës së popullit dhe zërit demokratik.

“Përherë kam respektuar Kuvendin dhe procedurat e tij, edhe në të kaluarën, edhe tani, por edhe në të ardhmen do të veproj njëlloj.

Sot kam shprehur pakënaqësinë time të thellë dhe kundërshtimin tim, që të pengohet futja në Kuvend të Peticionit ku kanë nënshkruar mbi 200 mijë qytetarë e votues të Kosovës. Askush nuk ka të drejtë ta pengojë zërin qytetar që të hyjë dhe të dëgjohet në Kuvend.

Ata që provojnë ta pengojnë një gjë të tillë, nuk kanë asgjë të përbashkët me demokracinë e as me jetën parlamentare.

Unë jam i zgjedhur i popullit dhe gjithmonë do ta mbrojë zërin e tij!”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.