Vetullat e bukura, ju bëjnë më atraktive. Së fundmi ngjyrosja e tyre është bërë shumë trendi duke i bërë ato më të trasha. Jo çdo herë rezulton bukur kjo teori, sepse ndonjëherë e teprojmë me ngjyrën ose nuk dimë se si duhet tamam të i lyejmë ato.
Këtu janë disa metoda që do të ju bëjnë vetullat e juaja të duken bukur. Janë të ilustruara edhe me fotografi:1. Përdoreni brushën e maskara-së për të i krehur ato mirë, bënë që brusha të ketë pak ngjyrë por jo shumë.2. Merreni një brushë tjetër dhe bëjeni pak me ngjyrë, kufizoni paksa vetullat që të dini se çfarë forme të iu jepni.
3. Përdoreni të njëjtën brushë për hapin e dytë, merrni pak nga ngjyra që ju dëshironi të i keni vetullat dhe bëjeni sikur vija, që të duken sa më natyrale , kujdes përtej vetullave të mos ju del.
4. Me gishtin e juaj fërkoni ato, që të ju japin një dukje sa më normale dhe mos të ju mbetet ajo vija që ju i keni kufizuar format e vetullave.
5. Shijojeni pamjen e bukur që kanë marrë vetullat e juaja./10minuta