Anëtari i Kryesisë së AAK-së , Bahri Gashi ka argumentuar veprimin e liderit të partisë Ramush Haradinaj , i cili nuk i pranojë urdhërat e sigurimit për tu futur në Kuvendin e Kosovës bashkë me peticionin që kishin mbi 200 mijë nënshkrime .
Shkrimi i plotë i Bahri Gashi në Facebook:
Sigurimi në Kuvend nuk duhet të bie pre e urdhërave sistematik- politik për të tentuar të pengojnë deputetin – liderin e përmasave kombëtare siq është simboli ynë i sakrificës,nderit, luftës, paqes, i drejtësisë e burrërisë, burrështetasit dhe guximit të zërit së 200.000 qytetarëve, fuqishëm kundër dy marrëveshjeve të dëmshme pë të ardhmen dhe suprimimin e lirisë sonë.
#Rrespektojeni zërin qytetarë #PETICIONIN!
#Eksplicit; Deputeti ka të drejtë të hyjë i papenguar nga askush në Kuvend.
***
#Opozites po i ndalohet e drejta në qasje në Kuvend n’pik të dites, ndërsa pozites, i lejohet n’pik të nates.
***
#Qeveria paska të drejtë të mbaj konferencë të shtunave, ndërsa Kuvendit e depuetëve jo. Apsurditet i llojit të vet.
***
#Pozita po keqinformon publikun kundër opozites. Sot nuk ka qenë qëllimi i dorëzimit të peticionit proceduralisht Kuvendit.
***
#Sot kishte vetëm konferencë pë media në hollin e Kuvendit për të informuar përfundimin e Peticionit me mbi 200.000 nënshkrime.
***
#Këshilltarë të pozitës e të z. Veseli po keqinformojnë dhe manipulojnë me publikun.
***
#Policia – Sigurimi ka zbatuar direkt urdhëra politik dhe me preteks ka provokuar në kohëzgjatje të drejtën e deputetëve dhe qetësinë e vet z. Haradinaj.
****
#Opozita i di saktësisht rregullat dhe proceduart, si dhe të gjitha detyrimet që kanë ndaj Kuvendit.
#Rrespektojeni zërin qytetarë #PETICIONIN
E drejta është e opozites dhe lidetit z. Ramush Haradinaj