Lajmet e fundit

Festohet Dita e Plisit (Video)

Në odën e kullës së Zenel Hasan Berishës, u shënua edicioni i dytë i Ditës së Plisit. Për nderë të kësaj dite, aty kishin ardhur mysafirë nga të gjitha trevat shqiptare. Kurse, nuk mungoi as muzika folklorike me lahutë e çifteli, ndërsa për rëndësinë që e ka plisi folën të pranishmit.

Aq vend të rëndësishëm zë plisi në trashëgimin e Kosovës, sa që ata që po ia festojnë ditën po mendojnë së ai duhet të hyjë nën mbrojtje të UNESCO-s.

Ndryshe, një festë e njëjtë për plisin u mbajt edhe në Dajt të Tiranës, ku të pranishmit kënduan e thurën poezi për të. /Klan Kosova

Leave a Reply

Your email address will not be published.