Lajmet e fundit

Anton Berisha: Mos e mbështetni për muri opozitën, se dihet se çfarë ndodhë!

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Anton Berisha, ka reaguar ndaj deklarimeve të Blerim Latifit, këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, sipas të cilit opozita me veprimet e saj i ka thyer ligjet e Kosovës dhe rregulloret e Kuvendit.
Berisha thotë se “pyetja e parë që shtrohet është se a i kuptojnë lexuesit të gjitha këto pika dhe procedura”, duke shtuar se “punonjësit e sigurimit nuk janë në dijeni të të gjitha këtyre pikave”.

Ai, në rrjetin social Facebook ka shkruar se pyetja e dytë për Latifin është se “a mos po shndërrohet opozita për pozitën, në atë që shqiptarët ishin për serbët, shpërfillës të procedurave, të dhunshëm, të pakulturuar, të pamirësjellshëm, prandaj mbylleshin të gjitha institucionet për ta”.

“Ne fakt, pozita është duke luajtur një lojë të rrezikshme dhe për ditë e më shumë është duke e mbështetur opozitën për muri. E, kur shqiptarët mbështeten për muri, është mirë t’i referohemi historisë se çka mund të ndodhë. Këshilla ime për pozitën është: ndaloni arrogancën dhe mospërfilljen ndaj një pjese vitale të shoqërisë, përndryshe ditë të vështira do t’i krijojmë vetvetes, ndonëse nuk është e arsyeshme”, ka shkruar Berisha.

Ndryshe, Blerim Latifi, këshilltar politik i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar përmes një komunikate për media, pas zhvillimeve të sotme në Kuvend, kur blloku opozitar hyri dhunshëm në Kuvend.

Latifi thotë se partitë opozitare vazhdojnë të thyejnë ligjet e Kosovës, të mos respektojnë institucionet e saj, Rregulloren e punës së Kuvendit dhe as procedurat ligjore të procedimit të dokumenteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.