Ministri Hoti thotë se buxheti për vitin 2016 garanton zhvillim dhe rritje ekonomike. Por, sipas tij nuk është planifikuar rritje pagash. Ministri i Financave, Avdullah Hoti thotë se buxheti për vitin 2016 garanton zhvillim dhe rritje ekonomike. Por, sipas tij nuk është planifikuar rritje pagash.
Hoti kërkon nga opozita që të qëndrojnë në Kuvend për të votuar projektbuxhetin për vitin 2016. Sipas tij, ky nuk është një dokument politik dhe do të reflektojë në jetën e të gjithë qytetarëve.
“Unë besoj gjatë muajit nëntor do të aprovohet në Kuvend. Ne kemi obligim ligjor si Qeveri që brenda datës 31 tetor ta dorëzojmë në Parlament të cilën gjë veç e kemi bërë. Unë besoj që shpejt do të shqyrtohet nëpër trupat e komisionit të parlamentit dhe shpejt do të shkojë në seancë. Është çështja më e rëndësishme gjatë vitit që diskutohet në Kuvend, unë besoj që edhe opozita do të jenë të arsyeshëm për rëndësinë që ka buxheti për jetën e secilit qytetarë, pra po bëjmë fjalë për një dokument që nuk është vetëm dokument politik, nuk është si çdo ligj tjetër. Është ligji që determinon implementimin e secilit ligj tjetër edhe prek jetën e secilit qytetarë. Nëse ky buxhet nuk aprovohet na shkakton shumë probleme”, tha Hoti për RTV21