Persona të armatosur kanë vrarë një gazetar në qytetin verior të Irakut, Mosul.
Policia ka thënë se Abdulqader Najm, nga televizioni Al-Mosuliya, është qëlluar për vdekje para shtëpisë së tij.
Ky është gazetari i tretë që vritet këtë muaj në këtë qytet.
Më 5 tetor, persona të armatosur kanë vrarë dy gazetarë nga televizioni Sharqiya.
Këtë vit, dhuna sektare në Irak ka arritur nivele të papara qysh më 2008