Kandidatja për kryetare të komunës së Istogut nga Aleanca për Ardhëmerinë e Kosovës Donika Kadaj-Bujupi po vazhdon me aktivitete konkrete në kuadër të fushatës.
Kadaj-Bujupi bëri përurimin e Parkut në fshatin Lubozhdë.Para banorëve të kësaj ane Kadaj Bujupi premtoi se parku është vetëm një nisem e punës së saj.
”Ky projekt është vetëm nisëm e punës tonë. Projekte të tilla do të jenë të shumta na mandatin tonë të qeverisjes lokale. Ju meritoni që të keni përkrahjen tonë, të cilën do ta keni edhe pas zgjedhjeve. Kjo zonë e lënë anash do të jetë në planet tona, sepse bukuria natyrore e kësaj ane, ka nevojë edhe për ndërhyrjen e komunës”, tha Kadaj-Bujupi para të pranishmëve