Lajmet e fundit

Tjetër tragjedi në Greqi, vdesin 11 persona

Në një tragjedi pa fund është shndërruar përpjekja e refugjatëve për të kaluar detin Egje, nga brigjet turke drejt ishujve grekë me destinacion vendet e Europës Qendrore

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, të paktën 11 refugjatë sirianë kanë humbur jetën në zonën detare pranë ishullit të Samos.

Midis të mbyturve ndodhen 4 foshnje dhe dy fëmijë. Grupet e Marinës detare, që vazhdojnë kërkimet, kanë shpëtuar 15 refugjatë të tjerë, ndërsa ende nuk ka informacione sesa është numri i atyre që konsiderohen të humbur.

Ndërkohë, në brigjet e ishullit grek të Lesbosit, në orët e mëngjesit deti ka nxjerrë trupat e pajetë të 5 personave, midis tyre 3 fëmijë të vegjël.

Deri tani nuk dihet nëse viktimat i përkasin tragjedisë së ditës së mërkurë, kur një barkë me më shumë se 150 persona u mbyt pranë ishullit të Lesbosit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.