Lajmet e fundit

Përballuni me frikërat dhe fobitë

Një luftë e vërtetë për t’u përballuar është luftimi i frikës dhe fobive të ndryshme.

Frikat dhe fobitë marrin më të mirën prej nesh dhe ndonjëherë na mbajnë larg nga aktivitete që ne mund të kemi dëshirë t’i bëjmë.

Më poshtë ju sjellim disa mënyra që ju mund të mësoni që ju lejojnë që të tejkaloni frikërat dhe fobitë tuaja në mënyrë që të shijoni jetën maksimalisht, transmeton Klan Kosova.

Përballuni me to

Mos lejoni askënd të ju thotë se ju nuk mund të përballeni me këto frika, pasi ju në fakt duhet ta bëni pikërisht këtë.

Edhepse ju mund të hezitoni dhe të jeni të frikësuar shikoni “frikën/fobinë” në sy.

Pjesa e shkëlqyer është se frika përfundimisht mund edhe të mos ju frikësojë. Kjo fjalë është plotësisht e vërtetë: “mendja mbi çështjen”. Kështu që herën tjetër, edhe pse ju mund të jeni në mëdyshje, frikë dhe ankth nervor, ju duhet të ngriheni në këmbë dhe të bëni diçka në lidhje me këto frika. Përndryshe ato do të ju konsumojnë përmes jetës, nuk do të ju lënë të jetoni llojin e jetës në cilësinë që ju do të dëshironit.

Dijeni se nuk jeni vetëm

Duke e ditur se ju nuk jeni i vetmi që keni frikë bën që ju të kupton se ju jeni vetëm si gjithë të tjerët. Nuk ka asgjë të turpshme të kesh frikë apo fobi – ato janë emocionet si trishtim, lumturi, zemërim dhe gëzim.

Frika ndodh  kur ne ndihemi të kërcënuar nga një situatë, person ose vjen vetvetiu. Është me rëndësi të kuptoni se edhe njerëzit tjerë kanë frikë nga gjëra dhe momente të ndryshme dhe edhe ata janë po aq njerëz sa ju.

Bëjeni veten të ndiheni mirë më faktin se jeni qenie njerëzore dhe si i/e tillë keni ndjenja.

Pse të qenit i çmendur, të frustruar, apo të zemëruar janë ndjenja në një mënyrë të caktuar?  Ju keni të drejtë të plotë për të ndjerë diçka po aq sa çdokush tjetër.

Krijo një kohë të caktuar kohore pas së cilës ju do të përballeni me to

Nëse nuk është në gjakun tuaj që të përballeni me hekurin kur ai është i nxehtë, ju mund të zgjidhni një tjetër alternativë. Ju mund të i jepni vetes kohë për të menduar dhe pastaj të kapni mundësinë për të përballuar frikën tuaj. Ju mund të analizoni situatën në të cilën ju ndodheni dhe të vëzhgoni se si të tjerët reagojnë ndaj frikës, ndërsa vazhdoni të mbani shënime.

Ju do të fitoni vetë-siguri,fleksibilitet dhe besim.

Ju kurrë nuk do të jeni në gjendje të dështoni në qoftë se ju ndiqni këto këshilla.

Megjithatë, nëse ju dështoni është mirë që të dini se është gjithmonë një shans e dytë. Kurrë mos e harroni këtë.

Do të keni një rrugë shumë të gjatë në jetë me ulje dhe ngritje por ato nuk mund të na rrëzojnë nëse ne nuk i lejojmë. Keni besim dhe qëndroni të fortë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.