Jose Mourinho nuk do të shkarkohet këtë të hënë
Trajnerit të Chelseat, Jose Mourinho i janë dhënë edhe dy ndeshje për t’i shpëtuar shkarkimit, gjersa Carlo Ancelotti është shprehur i gatshëm për ta zëvendësuar atë.
Sipas ‘ESPN’, një burim nga brenda klubit ka informuar se tekniku portugez mund të shkarkohet në rast të humbjeve ndaj Dynamo Kiev në Ligën e Kampionëve të mërkurën, dhe ndaj Stoke Cityt të shtunën.
‘ESPN’ raporton se pas humbjes së pësuar me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Liverpoolit, Roman Abramovich ka vendosur të kontaktojë me ish-trajnerin e Chelseat dhe të Realit, Carlo Ancelotti.
Thuhet se italiani ka shfaqur interesim, edhe në qoftë se flitet për kontratë e cila do të zgjaste vetëm deri në fund të sezonit.