Njohës të politikës dhe monitorues të Kuvendit vlerësojnë se ndalimi i djeshëm i Policisë për t’u futur në Kuvend deputetët, ishte cenim i të drejtave të tyre.
Sipas tyre, deputeti ka të drejtë të hyjë në këtë institucion kurdo që dëshiron. Ndërsa, gjuhën fyese të deputetëve e cila po përdoret kohëve të fundit, e quajnë cikël të ri të politikës kosovare.