Sot në faqën zyrtare të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, është publikuar një listë me të drejtat dhe obligimet e stafit akademik dhe studentëve të këtij Universiteti.
Njoftim për njësitë akademike të UP “Hasan Prishtina”
Në mënyrë që të sigurohemi se stafi akademik po zbaton metoda transparente vlerësimi dhe e kryen punën në përputhje me Statutin e UP-së dhe nevojat e komunitetit akademik:
I. Të gjitha njësitë akademike obligohen që t’i publikojnë në uebfaqet e tyre:
1. Syllabuset (e rishikuara) të lëndëve të semestrit dimror dhe atij veror 2015/2016, në të cilat duhet të paraqiten saktë koha e mbajtjes së kolokviumeve, testeve periodike, afati i dorëzimit të eseve, seminareve etj
2. Orarin e ligjëratave e ushtrimeve
3. Orarin e konsultimeve të stafit akademik.
4. Orarin e provimeve të afatit të nëntorit dhe janarit.
II. Informacioni nga pika I (nënpikat 2, 3 dhe 4) duhet të përcillet në Rektorat në formë elektronike dhe të shtypur.
III. Stafi akademik duhet t’i informojë studentët për informacionet nga pika I, të paktën duke i referuar tek uebfaqet e njësive përkatëse.
IV. Për çdo shkelje eventuale nga stafi akademik, dekanët obligohen të marrin masa adekuate.
Prof. dr. Ramadan Zejnullahu