Lajmet e fundit

Opozita: Kundër Kosovo* në MSA

Fusnota e Kosovës në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE’n, mungesa e tregut të lirë për bizneset vendore, si dhe reformat të veçanta që duhet me i ndërmarrë institucionet e vendit e jo si vendet e tjera, janë disa prej arsyeve pse opozita e sheh të panevojshme pjesëmarrjen e saj në seancën e nesërme të Kuvendit, ku pritet ratifikimi i MSA’s.

Nënkryetari i AAK’s shtoi se MSA’ja, jo që nuk i ban të barabarta bizneset e vendit me ato të Europës, por as me ato të vendeve të rajonit, që ma herët e kanë nënshkrue këtë Marrëveshje.

Edhe zadhanësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, pajtohet me deklaratat e Ahmet Isufit, derisa shtoi se të gjitha kundërshtimet, opozita ka me i deklarue nesër përpara medias.

Po ashtu, Krasniqi konfirmoi se në seancën e nesërme të Kuvendit, që nis në orën 10:00, tre përfaqësues të partive opozitare kanë me lexue deklaratat përkatëse, përmes të cilave kundërshtojnë Marrëveshjen e Stabilizim-Asoccimit mes Kosovës dhe Bashkimit Europian.

Opozita ende nuk e ka përcaktue nëse në seancë kanë me marrë pjesë shefat e Grupeve Parlamentare, mbasi kjo mbetet me u përcaktue nga nji takim i pritshëm i liderëve të partive opozitare.

Ma herët, projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilzim-Asociimit mes Kosovës dhe BE’s ka me u miratue edhe nga Komisioni për Integrime Europiane i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e orës 09:00, ndërsa rendi i ditës së seancës së Kuvendit përmban vetëm këtë projektligj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.