Lajmet e fundit

Opozita në Kuvend për t`iu drejtuar popullit

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën, kanë vendosur që të jenë të pranishëm në sallë në seancën e sotme për MSA-në.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, ka thënë për Klan Kosovën se shefat e grupeve parlamentare nga treshja opozitare do i drejtohen popullit nga foltorja për qëndrimet për këtë proces.

Më tej, Krasniqi ka sqaruar arsyet për pjesëmarrje në këtë seancë.

“Opozita do të qëndrojë vetëm në fillim të seancës dhe vendimi për të marr pjesë në seancë është bërë  me të vetmin qëllim që Opozita të i drejtohet popullit nga foltorja e Kuvendit,” ka thënë Krasniqi, njofton Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published.