Ministri i Integrimeve Bekim Çollaku ka thënë se Marrëveshja e Stabilizim Asocimit është si rezultat i një pune mjaft të madhe e të gjitha institucioneve. Ai ka thënë se MSA-ja është në përputhshmëri të plotë me interesat e Kosovës.
Ai ka thënë se Kosova ka marrë obligim që të përafrohet legjislacioni i Kosovës me atë të Bashkimit Evropian.
Ai ka thënë se përfitimi i parë ka të bëjë me liberalizimin e tregut ndërmjet Kosovës dhe atij të BE-së.
“MSA do të ofroj më shumë stabilitet dhe parashikueshmëri të intvestitorëve”, ka thënë ai.
“Të nderuar deputet, sot keni një marrëveshje të rëndësishme para jush”, ka theksuar ai.
Çollaku ka theksuar se ratifikimi i MSA-së është ngjarja më e rëndësishme për Kosovën që nga shpallja e pavarësisë.