Shefi i deputetëve të PDK-së, Adem Grabovci, ratifikimin e MSA-së e ka cilësuar si aktin më të rëndësishëm pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
“Një Kosovë e izoluar do të thotë një vrime e zezë për Ballkanin”, tha Grabovci nga foltorja e Kuvendit, duke siguruar se liberalizimi i vizave do të ndodhë shumë shpejt, pasi u nënshkrua kjo marrëveshje.
“Ta bashkojmë voton tonë dhe ti japim mbështetje kësaj marrëveshje”, përfundoi deputeti i PDK’së, Adem Grabovci.