Lajmet e fundit

Donika Kadaj- Bujupi: Tërhiqni nënshkrimet, ju mbështesim për MSA-në

Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, ka theksuar se qeveria e Kosovës është ajo e cila ka shkatërruar Kosovën.

“Angazhimi i Kosovës dhe qytetarëve të saj në rrugën pro-evropiane është përkushtim i brezave. Si i tillë përkrahet fuqishem nga AAK-ja.

Jemi të përkuashtuar në rrugën Evropiane të Kosovës. Këtë e kemi dëshmuar tradicioanlisht me të gjitha veprimet dhe angazhimet tona.

Sot kemi ardhë për ta konfirmuar këtë rrugëtim, për ta dëshmuar që ne përkrahim këto procese, të cilat në rast të një qeverie të mirëfilltë do të sillnin përfitime të mëdha për Kosovën.

Kjo rrugë properendimore dhe proceset e Integrimeve janë lënduar rëndë, nga njerëz në këtë qeveri, të cilët janë peng i veprimeve të tyre korruptive, të cilat shkojnë në kundërshtim me parimet themelore të kesaj marrëveshje që është:

Forcimi i demokracisë dhe Shtetit të së Drejtes, ndërsa veprimet e juaja të deritashme, jo që nuk përfillin këto parime por në fakt janë në kundërshtim me to.

Prandaj duke qenë se kemi qeveri politikisht të shantazhuar, udhëheqës të cilëve dosjet ju qendrojne mbi kry, substanca e marrëveshjes ka shumë defekte.

Pasi negociatoret kanë pozicion të dobët karshi BE-së, si pasojë e dështimeve të mëdha dhe përfshirjes përsonale dhe partiake në krim, korrupsion, shpërfillje dhe moszbatim të ligjit.

Ju në vend se të negocioni për interesa të vendit, po negocioni për aministi përsonale.

Prandaj lëshimet më të mëdha në dokumentin e MSA-së, janë të natyrës politike por edhe ekonomike.

Duke filluar nga fusnota e cila legjitimon statusin neutral të Kosovës dhe nuk ishte flusk bore e cila u shkri, por përkundrazi po forcohet dita ditës dhe po bëhet pengesë e trajtimit adekuat dhe njohjës së Kosovës shtet.

E deri të mos negocimi për kuota që janë ne interes të qytetarëve, e sidomos të bizneseve prodhuese dhe në terësi interes i Kosovës.

Përkunder kësaj ne nuk do ta pengojmë, nuk do ta bllokojmë!

Nëse koalicioni nuk i ka votat ne jemi këtu që të refkeltojmë mbi nevojën e vendit, mirëpo me kushtin paraprak që qeveria të tërhiqet nga dy marrëveshjet e dëmshmë për vendin, Asociacionin dhe Demarkacionin. ”

Leave a Reply

Your email address will not be published.