Lajmet e fundit

Kelmendi: Opozita tregoi pjekuri të madhe!

Publicisti dhe analisti politik, Adriatik Kelmendi e ka konsideruar si pjekuri të madhe politike, vendimin e opozitës që të marrë pjesë ne seancën për MSA-në. Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se MSA do të mund të ishte më e mirë, megjithatë sipas tij, duhet të miratohet.

Ky është shënimi i tij i plotë

Bojkotimi i seancës së MSA për shkak se ajo nuk është e njëjtë si ajo e shteteve të tjera, i bie sikur të bojkotohej seanca e shpalljes së pavarësisë së Kosovës për shkak se nuk ishte me bekimin e OKB-së.
Kjo do të ishte një huqje e madhe historike, me të cilën Kosova do të humbte shumë dhe askush nuk do të fitonte. As pushteti e as opozita.
Për këtë arsye, opozita e bashkuar me pjesëmarrje në seancë ka treguar pjekuri të madhe politike.
A është MSA-ja më e mira?
Jo!
A do të mund të negociohej më mirë?
Ndoshta!
A duhet të miratohet?
Absolutisht dhe definitivisht, PO!

Leave a Reply

Your email address will not be published.